Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cila datë mund të merret si datë e saktë e lindjes?

I nderuar mjek, kam nje shqetesim. Diten e pare te muenstruacioneve te fundit e kam pasur me 15 prill 2011. Sipas kalkulatorit te lindjes te beba ime me del qe daten e lindjes ta kem 20 janarin 2012, kurse mjeku qe me ndjek shtatezanine me ka dhene si date te lindjes 31 janarin, nje mjek tjeter gjithashtu ma ka permendur 22 janarin si date te mundshme te lindjes. Jam konfuze me keto ndryshime datash. Mund te me orientoni perafersisht se si qendron kjo pune? Duke ju falenderuar per punen tuaj dhe pergjigjen tuaj, Me respekt te veçante, Vali.

Vali (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Vali,

Data e perafert e lindjes kalkulohet kur dites se pare te menstruacioneve te fundit i shtohen 7 dite dhe i hiqen 3 muaj. Ne rastin tend qe diten e pare e ke pasur me 15 prill, i bie qe termini i lindjes do te jete me 22 janar. Duhet ta dish se vetem 3% e grave lindin pikerisht ne kete dite. Lindja quhet ne termin nese ndodhe nga java 37 deri ne javen 42.

Pac shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti