Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje, une jam ne javen e 16 te shtatzenise dhe desha te pyes se ne cilen jave perafersisht mund ta ndjej levizjen e bebit? Ju faleminderit!

Erina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erina.

Lëvizjet e bebit tek një grua në shtatzëni të parë, si rregull ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Ndërsa për fëmijën e dytë, lëvizjet e bebit ndihen pak më parë, rreth javës 18-të të shtatzënisë.

Meqë ti je në javën e 16-të të shtatzëninë, ka akoma kohë që bebi të fillojë të lëvizë dhe t’i ndjeni ato.

Gjithë të mirat.

/komuniteti