Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lezione në vulvul

Pershendetje doktoreshe! Jam 19 vjec. Bera nje vizite tek gjinekologu pasi vura re pranine e lezioneve te vogla rreth vulves se organit gjenital. Doktoresha me dha nje solucion per perdorim te jashtem dhe tha qe do i zhdukte. Gjithashtu bera dhe te gjitha llojet e analizave pervec pap testit per te qene me e sigurt per cdo gje. Me tha qe duhet te bej dhe pap testin por ne janar pas ciklit. Me tha qe lezionet e jashtme nuk jane shume te rrezikshme dhe se mund te trajtohen. Te lutem doktoreshe cmund te me thoni dhe ju per keto lezionet, pasi kam lexuar aq shume per to dhe jam ndjer shume keq pasi lexova gjera tmerresisht ekstreme, si shkaq per kancer apo te tjera. Pasi ti trajtoj a mund te jetoj ne menyre normale apo jam kaq shume e predispozuar ndaj rrezikut? C`mund te me thoni ju doktoreshe per kete gje ju lutem? Sepse megjithese bera vizite fola vete me doktoreshen une po vdes nga frika dhe ankthi se cmund te me presi ne te ardhmen,a do me rishfaqen perseri apo cfare do ndodhi? Ju lutem doktoreshe me falni qe u zgjata kaq shume. Ju pershendes.

Bona21 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bona

Ndiq këshillat e mjekes për trajtim, sepse lythet gjenitale janë të trajtueshme me trajtime lokale soe edhe trajtime të mëtejshme mjeksore. Pas trajtimit mos harro të rikontrollohesh, sepse ato mund të përsëriten, por gjithësesi janë të trajtueshme.

Të uroj shërim të shpejtë dhe gjithë të mirat.

/komuniteti