Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia në javën e 8 të shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, tani jam ne javen e 10 te shtatzenise por qe ne javen e 8 kur bera disa analiza te pergjithshme dola anemike por doktori me tha qe te perdore shume ushqime qe perbajne hekur nuk me rekomandoj medikamente. Faktikisht une me oreksin nuk jam mire per faktin se kam gjendjen e te vjellit gjate gjithe kohes pervec te vjellave te mengjesit. Ju lutem cfare me keshilloni, a i ben dem bebit mungesa e hekurit dhe si mund ta kompensoj ne keto kushte qe jam? Ju faleminderit.

Elda E (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Ashtu siç të ka rekomanduar mjeku, duhet të vazhdosh deri në fund të javës së 12-të kur të vjellat do paksohen deri në largim. Nëse anemia vazhdon edhe pas kësaj periudhe, duhet të fillohet marrja e hekurit me anë të suplementeve/multivitaminave sepse për të ka nevojë jo vetëm organizmi yt por edhe i bebit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti