Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtërngime të barkut gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Une jam ne javen e 30 te shtatzenise. Rreth javes se 20 te shtatzenise kam patur shtrengime barku dhe kam perdorur Phloroglucinol. Aktualisht nuk po perdore asnje mjekim, pervec hekurit dhe multivitaminat. Keto dite po ndjej perseri shtrengime te barkut, nuk kam dhimbje as prresion por vetem barku eshte i forte i shtrenguar. Cfare duhet te bej per kete ju lutem? Faleminderit.

Evi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Evi

Me të njëjtat doza, ashtu siç e ke përdorur edhe në rradhën e parë, duhet ta përdorësh përsëri phloroglucinolin. Drejtohu edhe tek mjeku gjinekolog, sepse barku i fortë dhe i shtrënguar nuk është normal në këtë moshë të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti