Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje e nderuar Dr. Ju falenderoj per punen qe po beni. Desha tju pyesja se me kane ardhe menstruacionet pas 2 muajve qe kam lindur femijen dhe ka 4 dite qe me kane ardhe por jane pas si te kafta ndonjehere. A jane normale ngaqe jane te para dhe eshte trupi ne pastrim apo...? Ju lutem me tregoni? Ju faleminderit, gjithe te mirat.

Olja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Olja

Është normale ardhja e menstraucioneve edhe në këtë periudhë të pas lindjes, kur fëmija nuk ushqehet në mënyrë të rregullt. Menstruacionet e para pas lindjes mund të vijnë edhe me ngjyrë më të errët dhe sasi të shtuar. Megjithatë një kontroll tek mjeku gjinekolog do të vlerësonte më mirë situatën, me vizitë gjinekologjike dhe ekzaminim ekografik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti