Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaginoza bakteriale

Pershendetje. jam 25 vjece, e martuar. Para pak kohesh bera nje mbjellje te sekrecioneve dhe dola me gardnerella dhe mycoplasma hominis, koloni 500000.te lutem mund te me thuash sa e rende eshte gjendja dhe a mund te mbetem shtatezane?

Lona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Vaginoza bakteriale, është nga infeksionet më të shpeshta që takohet tek gratë me moshë aktive riprodhuese. Shkaku i saj janë ndryshimet e pH që ndodhin në vaginën e gruas për arsye të ndryshme si; ndryshime hormonale, ndryshime të sheqerit në gjak etj.

Gjëndja që paraqet nuk është e rëndë por, që të ndodhë një shtatzëni detyrimisht gruaja duhet të jetë e pastër nga infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme. Ti duhet të përdoresh preparate që përmbajnë metronidazole. Gjithashtu, përpara se të mbetesh shtatzënë unë të rekomandoj që të kontrollohesh tek mjeku dhe të kryhesh disa ekzaminime të domosdoshme.

/komuniteti