Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecion apo tapa?

Pershendetje doktoreshe te uroj dhe falenderoj per punen qe beni.Tani jam 40+5 dhe ka dite qe me del sekrecion i trashe me ngjyre te verdhe po pa arome.Nuk e kuptoj a eshte kjo tapa apo ndonje infeksion? Cilat mund te jene rreziqet e lindjes paskohe? Gjithe te mirat

Linda ... (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Sekrecioni i trashë që ke konstatuar, mund të jetë edhe tapa mukoide. Duke u nisur edhe nga mosha e shtatzënisë, të rekomandoj që të kontaktosh mjekun që i ke besuar ndjekjen e proçesit të lindjes.

Deri në fund të javë së 42-të, lindja konsiderohet normale, veçse ndjekja e saj duhet të jetë shumë rigoroze nga ana e mjekut.

Uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti