Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit gjatë shtatzënisë

Pershendetje, jam 26 vjeqare, jam ne javen e 19 te shtatzenise, me duket se akoma se kam ndjere levizjen e femijes, jam pak e shqetesuar edhe pse isha ne vizite para 3 jave dhe u informova se cdo gje eshte ne rregull me beben. Sipas informatave une eshte dashur ti ndjej levizjet qe ne javen e 18. Mund te me shpjegoni me shume, ju lutem? Ju faleminderit.

Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Lëvizjet e para të bebit tek gratë shtatzëna, për fëmijën e parë, ndihen shumë të lehta rreth javës së 19-22 të shtatzënisë. Lëvizjet janë të lehta, sikur ulet një flutur mbi bark. Për fëmijën e dytë dhe të tjerë më pas, lëvizjet e para të bebit ndodhin pak më shpejt, rreth javës së 17-20 të shtatzënisë.

Shpresoj që shumë shpejt do ta ndjesh të lëvizë bebi tënd. Ky është një nga momentet shumë të bukura të nënës.

/komuniteti