Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni i ureaplaza ureulitikum

Pershendetje doktoreshe, deshta te pyes rreth nje infeksioni: dy here kam bere analizen per ureaplazme (klamidine), i njejti rezultat dy heret me ka dale: pozitiv. Jemi trajtuar me azitromicine 500 mg, tash se fundi doktoresha me rekomandoi doksiciklin, pos azitromicines. Te lutem a mund te me thuash a kam gjasa te mbetem shtatzene, normalisht pasi te jem sheruar, sepse po frikohem shume. Kam edhe nje pyetje: a eshte kjo terapi adekuate apo duhet te nderroj gjinekologen? Falemnderit.

Emilia (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përdorimi i antibiotikëve në infeksione të tilla, është domosdoshmëri. Gjinekologu, mendoj se gjykimin e tij e ka bazuar në antibiogramë. Të dy antibiotikët, reagojnë pozitivisht kundrejt këtij infeksioni. Mendoj që sigurisht do të shërohesh duke përdorur edhe mjekim lokal me ovula, që në përbërjen e tyre ka metronidazol.

Pas mjekimit, nuk ka arsye për të mos mbetur shtatzënë.

/komuniteti