Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Sipas kalkulatorit tek bebaime jam ne javen e 6 te shtatzenise... desha te di a mund te kryej marredhenie seksuale gjate kesaj periudhe te shtatzenise apo jo? A perben rrezik per shtatzenine? Theksoj qe deri tani jam shume mire dhe nuk kam asnje shqetesim. Faleminderit.

Soni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Soni

Shumë njerëz brengosen për faktin se a është rrezik që të kenë marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. Nuk ekziston asnjë arsye fiziologjike e cila pengon që ju të keni marrëdhënie seksuale gjatë gjithë shtatzënisë, natyrisht nëse shtatzënia është pa komplikime dhe normale.

Pasi që ti nuk ke shqetësime, mund të kryesh pa problem.

Gjithë të mirat.

/komuniteti