Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e mundshme të ketë filluar shtatzënia?

E nderuar doktoreshe. Me date 12.11.2011 kam patur menstruacionin e fundit, tani kane kaluar 8 dite kur ka qene data e pritshme e menstruacioneve. Menstuacionin nuk e kam edhe shume te rregullt se paku dy here ne vit kam çrregullime, per nje periudhe 5 mujore po tentoje te jem shtatzene, me date 17.12.2011 isha te gjinekologu per te ditur shkakun e çregullimit mirepo nga kontrolli qe me beri me ultraze tha se nuk po vereje ndonje çrregulim a ndonje ciste kurse per shtatzeni me tha nuk po vereje por eshte pak heret edhe nese ka ndodhe ajo. Dje me date 19.12.2011 bera tri teste rradhazi te shtatzenise dhe qe te trija rezultuan pozitive ndersa une po vazhdoje te kem dhimbje barku sikur dojne te me vijne cikli ndersa gjoksin e kam shume te fryre dhe ndjeje dhimbje edhe me prekje te lehte si dhe po urinoje mjaft shpesh. Kisha pas deshire te me pergjigjes posaçerisht a eshte normale kjo dhimbje barku? Me respekt, Lola.

Lola 1985 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Shenjat që tregon si dhe rezultatet pozitive të testit të urinës, japin shpresë se shtatzënia ka filluar. Këtë mund ta konfirmosh me ekografi transvaginale. Me dashamirësinë për ato që shkruan, shpresoj dhe të uroj shtatzëni të mbarë. Gjithësesi mjekun duhet ta kontaktosh për të kryer disa ekzaminime dhe marrë udhëzime për mbarëvajtjen e shtatzënisë deri në termin e saj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti