Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë këto shenja të shtatzënisë?

Pershendetje doktoreshe, ciklin e fundit e kam pas me 02.11.2011 dhe ende nuk me kane ardhe, gjinjte me jane fryer jane bere te forte dhe jane shume te ndjeshem kur i preki me dhembin shume, barku me eshte fryer dhe ndjej lodhje. Kam bere nje test me 06.12.2011, me ka dale negativ, desha te di a jane keto shenja te shtatzenise? Nuk jam mbrojtur qe 4 muaj gjate marredhenieve?

Linaaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lina

Të vjellat, nauzeja, marramendja, plogështia etj, janë shenja jo të sigurta të shtatzënisë. Për të qënë e sigurt në fillimin e shtatznëisë, bëj beta HCG ose një ekografi transvaginale. Nëqoftëse shtatzënia nuk ka filluar, mjeku obstetër gjinekolog do të bëje vizitë gjinekologjke dhe do të kërkoj të bësh disa ekzminime për të gjetur shkakun e vonesës menstruale.

Gjithë të mirat dhe të uroj të të jetë plotësuar dëshira.

/komuniteti