Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e mesit

Pershendetje, jam ne javen e 33 te shtatzenise, kam dy javet e fundit qe kam shqetesim ne mes, ndjej shume dhimbje mesi, cfare mendoni ju? Mos valle kam edhe nga shtimi i peshes, ndjehem shume keq sepse mezi eci dhe nuk mund te fle rehat. Ju flmd dhe gezuar festat, ju uroj gjithe te mirat.

Maria (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Maria

Dhimbjet e mesit janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Shtimi në peshë shkakton tërheqje shtesë mbi kurrizin e shtatzënës. Me zmadhimin e mitrës ndryshon qëndra e rëndesës se trupit, gjë e cila detyron të kontraktohen muskujt e shpinës për të përballuar peshën e shtuar. Qëndrimet normale, pa sforcime, i pakësojnë dhimbjet e shpinës. Disa ushtrime për muskujt e shpinës dhe kufizimi i qëndrimeve të gjata në këmbë, çkontraktojnë muskujt.

Nëqoftëse dhimbjet e mesit vazhdojnë, mund të dyshohet për infeksion urinar ose rrezik për abort, prandaj duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti