Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje ne javen e 5-te

Pershendetje Desha tiu pyes sa osht ne rrezik qe ta humb bebin, jam ne javen e 5-te dhe kam gjakderdhje sikurse menstracionet gjaku po fundi i barkut me dhemb shume,te gjinekologu isha fryti u shihte ende dhe me dha te perdor utrogestan, a mund te shpetoi bebi apo rrezikoj per ndonje abort ??

Fjoll Fjolla (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Fjolla
Edhe mundet të ndodhë abort, por në kushtet që përshkruan vazhdo trajtimin që të ka dhënë mjekja gjinekologe. Deri në stabilizim të gjendjes qëndro sa më shumë shtrirë, evito të gjitha llojet e punëve, ecjet dhe qëndrimet e gjata në këmbë. Gjithashtu të rekomandoj të evitosh raportet seksuale.
Uroj që shtatzënia të shpëtoj dhe të ketë ecuri të mbarë. 

 

/komuniteti