Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Eko me ngjyra

Pershendetje doktoreshe... uroj te jesh mire... jam ne javen e 22 te shtatzenise por barren e kam poshte... me duhet te marr mjekim per kete... gjithashtu doktoresha me ka thene te bej nje eko me ngjyra qe te mund te shikon te gjitha organet dhe zemren e femijes... a eshte e nevojshme kjo dhe dicka te lutem, shoh qe paskeni bere ndryshime, ku mund ta gjej serish tabelen ku jepeshin te dhenat per secilen jave te shtatzenise? Flm.

Tea (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tea

Shtatzënia është e vogël, ndaj dhe ekziston ndjenja e të qënurit poshtë të saj. Me rritjen e moshës së shtatzënisë, do e ndjesh atë më lart se në këtë periudhë. Në shtatzënitë me ecuri normale, nga java e 19-23 e saj, kërkohet të bëhen analizat komplet të urinës si dhe një ekografi obstetrikale.

Të dhënat për javët e shtatzënisë, janë të emetura në krye të faqes qëndrore të këtij uebi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti