Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pulsi i zemres ne shtatzani

Pershendetje kam nje familjare esht shtatzan muaji i 6 po e mundon shum shtatzania vjell tan kohen po qka po e shqetson me shum esht pulsi i zemrez i shkon deri 130-150 rrahje ...ju lutem a esht kjo normale dhe sa esht pulsi normal ne shtatzani? Ajo kir vjell i ngritet dhe me shum a mos esht nga vjellja e tepert qe e ka apo qfar ...presim pergjegje nga ju dr..ju pershendes.

(9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Të vjellat në këtë periudhë të shtatzëninë nuk janë normale. Si rezultat i të vjellave paksohen lëngjet e organizmit dhe prandaj zemra funksionon jo normalisht. Në këto kushte shtatzëna të kontaktoj një mjek gjinekolog për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë si dhe të këshillohen edhe me një mjek kardiolog, i cili mund të japë këshilla dhe trajtim specific.

I uroj shtatzënës shtatzëni të mbarë.

(9 vite më parë)
Ju falenderoj shumm per pergjegjje dr mimoza te pershendes.

/komuniteti