Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat

Pershendetje doktoresh, jam ne javen e 36 te shtatzanise dhe sot terhoqa rezultatet e analizave, jetoj ne itali dhe ne leter shkruan qe proteinat ne urine jane 20 kur normalia esht deri ne 10, dhe ne fund shkruan: es,microscopico del sedimento presenza di cristalli di ossalato di Ca, me falni qe pone shkruaj ashtu sic esht pa e perkthyer, cfare do te thote kjo? Ju lutem me jepni nje pergjigje se jam ne merak deri me dt 30 kur kam viziten e radhes. Ju faleminderit.

Klarisa Risa (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Erisa
Rritja e proteinave në urinë, tregojnë për një kujdes që duhet për shtatzëninë. Të masësh presionin arterial dhe nëse rezulton i lartë mbi 140/90 mmHg, atëherë drejtohu sa më shpjet tek mjeku pa pritur datën e vizitës së rradhës, sepse ndodhesh para një preeklampsie. Nëse presioni arterial nuk rezulton mbi shifrat që kam shkruar, prit ditën e vizitës dhe mjeku do të vlerësoj situatën.
Të uroj shtatzëni të mbarë. 

 

/komuniteti