Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontrolli vaginal

E nderuar Mimoza. Te uroj per punen e palodhshme qe e ben, deshta te pershendes dhe te uroj gjitha te mirat. Pyetja ime ka te beje me viziten gjinekologjike dhe kontrollen vaginale, jam 4 muaj e 2 jave dhe doktoresha ime me tha heren tjete duhet te besh nje kontrolle vaginale, une disi nuk me erdhi mire eshte shtatzenia ime e pare dhe a eshte kjo nje kontrolle rutinore qe i behet te gjitha grave shtatezena apo vetem kur dyshon dicka? Te faleminderit per mirekuptimin. Gjitha te mirat.

Albana Sh (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana

Rreth javëve 19-23, shtatzëna duhet të bëj analizën e urinës komplet si dhe një ekografi obstetrikale.

Edhe vizitën vaginale duhet ta pranosh ta bësh, kur e kërkon mjeku që i ke besuar ecurinë shtatzëninë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti