Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia në fund të muajit

Miredita dr te kam shkruar isha sot te mjeku, jam 5 javeshe embrioni po dallohet ne miter por jo edhe mire, testi me del pozitiv mjeku me tha qe kam mbete ne fund te muajit, a eshte e mundur me mbete sepse jam shtatzene pas 6 viteve, kam qene edhe njehere po jashte mitres? Te pershendes.

Arjeta Aliu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta

Më vjen mirë qe ke mbetur shtatzënë. Ti nuk ke pse të dyshosh tashmë, pavarësisht se ke afro 6-të vjet që po tenton dhe nuk ke arritur shtatzëni normale. Testi pozitiv dhe ekografia e kanë vlerësuar shtatzëninë, e tashmë duhet të këshillohesh me mjekun për të bërë disa analiza dhe ekzaminime të domosdoshme për mbarëvajtjen normale të shtatzënisë. Mos harro të kërkosh edhe acidin folik sepse është shumë i rëndësishëm për fëmijën.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti