Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

C`është rubella virus igM?

Pershendetje! I kam bere disa analiza dhe rubella virus igM me ka dale ne vleren 1,90. Cfare virusi eshte saktesisht dhe a mundet me demtu beben? Faleminderit.

Valentinaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina

Vlera e rritur e IgM, tregon që aktualisht ke infeksion të rubeolës i cili influencon në shtatzëni. Përsërite dhe një herë analizën e IgM dhe IgG, për të vlerësuar vërtetësinë e analizës së parë. Nëqoftëse IgM rezulton e lartë, kontakto me gjinekologun për të vlerësuar vazhdimësinë e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

Valentinaa (13 vite më parë)
E kam perserit dhe tash kane dale mire vlerat. Ne nje tjeter laborator, por nuk po di a mi besu tash vlerat e para a po te dyta. Sipas gjinekologut 99% eshte i sigurt qe ne laboratorin e me hershem nuk po i bjen mire sic duhet analizat edhe per kete me kane dale vlerat e medha me eshte dashte me e perserit. Ju faleminderit per kohen tuaj.

/komuniteti