Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çajrat në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe! A mund te pi uvin caj dhe brusnica (boronice e kuqe) ne shtatzeni. Kam dhimbje te veshkeve dhe doktori me rekomandoi uvin ose brusnica mirepo ai nuk eshte gjinekolog per ate thash tu drejtohem juve? Ju faleminderit.

Erina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erina

Çaji uvin apo boronicat bëjnë shumë mirë për organizmin, por duhet të konsultohesh pa tjetër me mjekun obstetër gjinekolog. Nëse ai e shikon të arsyeshme, do të drejtoj tek mjeku urolog për ankesën që ke nga veshkat. Dhe problemet me veshkat nuk zgjidhen me çajin uvin apo me boronica, por me trajtim mjeksor të specializuar.

Mos neglizho se shumë infeksione të traktit urinar, ndikojnë negativisht në ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti