Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje barku pas lindjes

Pèrshendetje doktoreshe e nderuar, ka 5 muaj e gjysem qe kam lindur ne mènyre natyrale, gjithçka ka shkuar shume mire por shpesh here kam therrje ne fund te barkut ne anen e djathte ne mbrendi, sikur diçka me djeg, s`jane dhembje te shpeshta, por jam e shqetesuar, pres pèrgjigje nga ju, ngeleni e pèrshendetur, me respekt.

Besjana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besjana

Dhimbjet në fund të barkut, mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme. Dy janë opsionet më kryesore për të cilat të rekomandoj ekzaminimet e mëposhtme; analiza e urinës komplet e cila mund të tregoj nëse shqetësimi ka lidhje me një infeksion të mundshëm të traktit urinar; analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale do të përjashtonte mundësinë e ndonjë infeksioni gjinekologjik i cili mund të ishte shkak për dhimbjet.

Sipas vlerësimit të analizave, do të jepet trajtimi i nevojshëm. Mos neglizxho për të kryer këto analiza, sepse mund të shfaqen probleme të pa riparueshme për të cilat trajtimi do të jetë shumë i vështirë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti