Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ilaçet gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene per here te pare ne javen e 34+2 edhe isha ne kontrolle sot, mjeku me kontrolloi ne menyre gjinekologjike edhe me dha kapsulla Polyvag 12 copa tha me i marre sepse paskam pak sekrecione te bardha, ne menyre qe te mos kem probleme ne lindje per ndonje infeksion. Desha ta marre keshillen tende a ben me i perdore keta hapa, a jane te rrezikshem per bebe, edhe me u hap ende nuk isha hape, ne cilen jave filloj te hapem sepse mjeku me tha qe bebi eshte me i madh se qe duhet?!

Anita Niti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Fleta shoqëruese e preparatit, rekomandon që të mos përdoret në shtatzëni dhe gjatë gjinënies në formë vaginale. Për më tepër bisedo me mjekun, për këtë përshkrim.

Në rastet analoge, bëhet analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale. Antibiograma apo mykograma do të përcaktoj medikamentet më të efekshme për trajtimin e infeksionit vaginal, nëse ai ekziston. Midis tyre, mjeku zgjedh më të përshtatshmin në kushtet e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti