Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa javëshe jam?

Pershendetje! Do doja te dija ne cfare jave te shtatzenise jam? Dita e pare e ciklit te fundit ka qene 19.10.2011 dhe ne cfare date mund te lind? Deri nuk kam bere asnje vizite, me qe ndodhem ne nje shtet ku nuk te pranojne pa mjet indetifikimi te vizitohesh, dhe une akoma se kam nje te tille, keto dite mendoj qe do e kem dhe te shkoj tek gjinekologu, por nuk kam pasur asnje shqetesim apo ankese nga ana shendetsore, te vjellura apo dhimbje koke nuk kam pasur asnje nga keto.

Maria (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Maria

Shtatzënia ndodhet në javën e 11-të plus 5-së ditë. Dita e mundshme e lindjes është data 26 korrik 2012.

Maria, është shumë e rëndësishme që një grua shtatzënë, të ndiqet nga mjekët obstetër-gjinekolog nga momenti i konceptimit e deri në lindje. Vizitat gjinekologjike, analizat dhe ekzaminimet e ndryshme, bëjnë të mundur evidentimin e probleme që mund të lindin gjatë shtatzënisë dhe mjeku me anë të terapive i dominon atë, në mënyrë që lindja të jetë e sukseshme dhe shëndeti i gruas dhe i fëmijës të jetë i sigurtë.

Uroj që të gjesh një zgjidhje sa më të shpejtë për të kontaktuar me mjekët.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti