Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet

Pershendetje doktoreshe e nderuar, deshta te pyes menstruacionet e fundit i kam pasur me 8.7.2011 dhe fundit te barkut nuk kam dhimbje po kembet po me dhembin nganjehere ndihem sikur mos me qene shtatzene nganjehere po me duket si krejt eshtrat po me dhembin isha te mjeku me tha beba mire po zhvillohet. Ne shtatzenine e pare kurre s`kam pasur dhimbje e tash po merakosna pse dhe ne lindjen e pare isha ne pune nuk me ka ra shume ne levizje. Kam pasur problem te hapem e tash a jane te mjaftueshme punet e shtepise apo me ba ndonje ushtrim per me u hap ma lehte ne lindje sepse po ndegjoj se po thone lindja e dyte eshte me e veshtire se e para? Te pershendes, pune te pa lodhshme.

Arte (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Nga sa përshkruan, po vlersoj se mund të kesh mungesë të kalciumit. Për këtë arsye të rekomandoj që të marrësh suplement të kalciumit të shoqëruar më vitaminën D e cila gjendet edhe tek vaji i peshkut.

Si rregull, lindjen pasardhëse të lindjes së parë, janë më të lehta dhe jo më të rënda ashtu siç të kanë thënë.

Të uroj gjithë të mirat dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti