Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trakti gastrointestinal dhe shtatzënia

Perse kam ngacmime te lukthit gjate shtatzenise dhe si mund te iki nga kjo, sepse sa here qe ha buke dhe me çkado qe e ha kam ngacmime te lukthit?

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shtatzënia shkakton ndryshime të oreksit dhe gjëndje të përgjithshme jo të mirë, nga fillimi deri në fund të saj në varësi të shumë kushteve. Gjatë shtatzënisë funksioni ezofageal mbetet normal, me përjashtim të refluksit gastro-ezofageal i cili është i pranishëm deri në fund të shtatzënisë. Me fjalë popullore ky është urthi në fund të shtatzënisë, që ndodh pasi koha mesatare e zbrazjes së stomakut zgjatet dhe reduktohet tonusi dhe motiliteti (lëvizshmëria) i stomakut.

Kjo situatë kalon menjëherë pas lindjes. Të uroj kë lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti