Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djersitja në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 38, koheve te fundit naten ne gjume po djersitem shume. A eshte normale ne shtatzeni, edhe desha t`ju pyes a mundet mos me u verejte derdhja e ujerave ose a ndodh qe te kemi derdhje te ujerave ne sasi te vogel e te mos verehet? Faleminderit, me respekt Elsa.

Elssa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elsa

Që të mos djerrsitesh, mundohu dhe krijo një ambjent me temperaturë të pështatshme gjatë natës.

Në momentin që afrohet aktiviteti i lindjes, sakusi amniotik çahet dhe gruaja ka rrjedhje uji në sasi të pakët dhe të lehtë pa ngjyrë por mund të jetë edhe e menjëhershme e shtuar, por përsëri pa ngjyrë nga organet gjenitale, pa ndjerë kurrfarë dhimbje, madje mund të jetë në gjumë. Nëqftëse ndodh sa më sipër përshkruar, vëre në dijeni mjeku.

Shtatzëna mund të qëndrojë edhe 24 orë, me ujra të plasura, pa pasur kontraksione, dhe pa ndonjë rrezik, nëse përdor peceta sterile. I vetmi rrezik është mundësia e infeksionit, gjë që mund të ndodhë në rastet kur mungon higjena vetjake. Pra mund të pritet deri në 24 orë, pa pasur nevojë të shtrohesh në spitalin e lindjes, por gjithmonë kur ka mundësi, kontakto mjekun obstetër gjinekolog. Nëse kalojnë 24 orë dhe nuk fillojnë kontraksionet, drejtohu menjëherë në spitalin e lindjes për të marrë ndihmën e specializuar.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti