Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime pas heqjes së qimeve

Ju lutem me ndihmoni. Pas heqjes se qimeve ne pjeset intime vagines pas 1 dite me paraqiten pucrra te shumta te kuqe dhe disa jane me qelb, dua te theksoj se heqjen e bej me zhilet. Ju lutem me ndihmoni se nuk me perthahen dhe pas 22 jave heqje nese i heki prape me shfaqen.

Enaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ena

Kur depilohesh me brisqe, fillimisht laje shumë mirë zonën që do depilohet me sapun, për të lërguar papastërtitë evidente dhe zbutur qimet dhe mundohu të mos shkosh me brisk deri në rrëzë të qimeve.

Nëqoftë puçrat vazhdojnë akoma, ato mund të përthahen me medikamente të ndryshme me terapi lokale sipërfaqësore. Gjithashtu vlerëso veshjet intime apo linesat nëse i përdor, për cilësinë e tyre. Rekomandohet që ato të jënë prej pambuku dhe të pa shoqëruara me aroma apo solucione aromatike. Veshjet intime duhet të jenë të shplara mirë nga detergjentët, që ke përdorur për lërjen e tyre.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti