Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çarja e lëkurës

Jam ne javen e 38 mirepo e kam lyer barkun me krem menta, ma ka rekomanduar mjeku mirepo kam qarje te lekures neper kembe edhe anash barkut a mund te me tregoni a heken ato shenja mbas lindjes edhe a behen ngjyre tjeter apo si ti largoj ato?

Emine Elshani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Emine

Të çarat që ke në lëkurën e barkut, këmbëve apo gjirit, nuk mund të parandalohen. Efekti i tyre mund të zbutet dhe të përmirësohet, duke përdorur kremra të cilat duhet t’i përdorësh me rekomandimin e mjekut dermatolog. Edhe masazhet e lehta për të përmirësuar qarkullimin e gjakut të lëkurës, kanë efekt pozitiv në pamjen e striave.

Shpresoj që me këshillat e mia, të pëmirësohet ndopak pamja e tyre pas shtatzënisë.

/komuniteti