Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni

Pershndetje te perzemerta nga une, desha te ju pyes se a ndikon infeksioni ne mos ngeljen shtatzene psh nese kam ndonje infeksion vaginal ose ne miter, nganjehere kam dhembje ne fund te barkut gjat marredhenieve, nuk kam djegje as sekrecion, pres me padurim pergjegjjen tuaj... ju faleminderit.

Rina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Infeksinet vaginale të pa trajtuara dhe që shfaqen në pjesën e sipërme të aparatit riprodhues, kanë ndikim negativ për shtatzëni. Edhe shenja që përshkruan ajo që të ndodh gjatë raporteve seksuale, e tregon këtë gjë.

Bëj një vizitë gjinekologjike dhe mjeku do të kërkoj të bësh edhe disa analizë dhe ekzaminime për të vlerësuar ndonjë diagnozë të mundshme për infeksion. Trajtimi i tyre, bën të mundur që shtatzënia të vij shumë e shpejtë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti