Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pyetje rreth kënaqësisë gjatë kontaktit intim

Jam e fejuar qe 4 vite e gjysme, dhe me te fejuarin kam kontakt intim prej se jam fejuar. Nuk jemi martuar per shkak se jemi studente dhe nuk i kemi mundesite tani te martohemi dhe mbrohem nga shtatzenia qe 4 vite ne menyre natyrale. E kam nje problem, se une gjate marredhenieve nuk po ndjej kenaqesi fare, kam vizituar ne vitin e pare gjinekologe te ndryshme por me kane thene qe kjo rregullohet me kalimin e kohes. Per mua ky eshte nje problem shume i madh, sepse nuk me terhjek te kem kontakt intim per shkak se nuk kam kenaqesi, dmth une para fillimit te kontaktit kam shume vullnet mirepo si te filloj nuk kam ndjenja fare, edhe e vetmja menyre qe po kam nganjehere edhe ate rralle, pak kenaqesi 5-10 sekonda eshte pozita ime mbi burrin, dhe ne kete menyre me duhet mu shume mund per me arrite ate pak kenaqesi po te cilen shume rralle edhe e arrije. Me intereson te dije, se cka mund te ndikoje ne kete gje, a mund te ndikojne streset e studimeve, vendi jo i rehatshem, frika nga shtatzenia apo edhe mos ejakulimi mrenda vagines? Ju lutem me keshilloni sepse nuk di si tja beje, dhe per momentin nuk kam vizituar asnje gjinekolog per shkak se me vjen edhe turp te ja tregoj kete rast, andaj e shfrytezova rastin ketu qe te ju pyes... Ju faleminderit shume per ndihmen.

Dituria (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dituri

E ke ti në dorë që seksi të jetë i pëlqyeshëm. Disa rekomandime janë; mendimi pozitiv mbi të, kujdesa për paraqitur dhe qënë sa më seksi çdo ditë. Studimet tregojnë se dëshira për seks vjen pas eksitimit seksual, i cili duhet të arrihet si një lojë e çiftit. Mundohu të mos e bësh seksin rutinë, si një gjë të zakonshme e cila duhet bërë dhe duhet përfunduar si detyrim i çiftit dhe gjatë marrëdhënieve seksuale, endëro fantazi seksuale.

Shpresoj të kem qënë e vlefshme në përgjigjen time.

/komuniteti