Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qetësuesit mbi menstruacionet

E nderuar Doktoresh a mund te me tregoni a ka efekte anesore nese merret brufeni gjate ciklit menstrual kunder dhembjes se barkut dhe cilat jane ato? Jam 26 vjeçare, e martuar, diten e pare te ciklit perveç dhembjeve te shumta te barkut kam edhe jashteqitje...ku qendron problemi? Flm shume.

Jeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Mjaft gjinekologë e rekomandojnë Brufenin si një nga preparartet më optimal, për të dominuar dhëmbjet e menstruacioneve.

Si efekt anësor, midis të tjerash Brufeni mund të japë rritje të lehtë të presionit arterial. Situatën pas përdorimit të brufenit, bën mirë t’ja paraqesësh mjekut tënd me idenë për të ndërprerë terapinë me brufen, pasi siç po kuptoj ju jep ç’rregullime në traktin gastrointestinal si dhëmbje, diarre etj, të cilat edhe këto njihen si efekte anësore të tij.

Të rekomandoj të përdorësh qetësues të tjerë si kafetin menstrual apo preparate të tjera bimore, që qetësojnë dhëmbjen menstruale dhe nuk japin efekte anësore.

/komuniteti