Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja në mes të ciklit

Sa duhet shqetesuar eshte muaji i trete qe kam gjakderdhje te lehte nga dita e 20 e ciklit dhe vazhdon deri ne ciklin e rregult, analizat hormonale me kane dale te gjitha mire, vezoret nuk jane policistike, me pare kam pasur Klamidian te cilen e kam sheruar me antibiotike para 4 muajve, ju lutem pres nje pergjigjje nga ju pse kjo gjakderdhje ne mes te ciklit, probleme me ovulim apo?

Valza (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valza

Gjakrrjedhja në mes të ciklit, mund të vij për disa arsye. Së pari; përmëndim ovulacionin, i cili tek disa gra shoqërohet me gjakrrjedhje të lehtë. Së dyti; infeksioni gjenital nga klamidia trakomatis, jep gjakrrjedhje gjatë ciklit menstrual edhe pas raporteve seksuale. Të këshilloj të ribësh testin e klamidias dhe nëse ai rezulton negativ, nuk ka përse të shqetësohesh.

Të uroj gjithë të mirat.

Valza (12 vite më parë)
ju faleminderit shume qe gjetet kohe per te me kthyer pergjigjjen time , ngase isha e shqetesuar . shume flm

/komuniteti