Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje pas operacionit

Pershendetje Doktoreshe, une jam nje nene qe kam lindur vajzen time me operacion para 10 muajsh, dhe akoma kam dhimbje tek prerja e operacionit, plaga eshte mbyllur por kam dhimbje tek cepat e prerjes sidomos kur me terhiqet pak barku. A eshte kjo normale dhe cfare duhet te bej? Faleminderit.

Eriselda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eriselda

Është normale që për një periudhë të gjatë kohe, vendi i plagës operatore të jetë si i mpirë dhe pak i dhimbshëm. Mëndoj që nuk ka ndonjë arsye për tu shqetësuar. Megjithatë, kontakto mjekun gjinekolog që të ka bërë operacionin për ta kqyrur ai vet plagën operatore.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti