Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gripi gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshe. Tani jam ne javen e 12 te shtatzenise, por me ka rene gripi, kam dhimbje fyti, rrjedhje hundesh, kollitje, ndersa temperaturen nuk e kam te ngritur. Kisha deshte te me pergjigjesh a ndikon negativisht gripi ne kete faze te shtatzenise e posacerisht kollitja a e demton frytin? Gjithashtu ju njoftoj se asnje lloj medikamenti nuk jam duke perdorur kunder gripit, pos cajrave bimor.

Lola85 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Ke bërë shumë mirë, që përdor vetëm çajra bimor të ngrohtë. Për kollën, mund të marrësh shurupë me bazë bimore që nuk influencojnë në shtatzëni. Bronkobalsamina, është një prej tyre.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe shërim të shpejtë.

/komuniteti