Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth abortit

E nderuar doktoreshe doja tu pyesja per dicka, ne daten 22.12.2011 ishte hera e fundit qe me erdhen mesturacionet, me pas konstatova se kisha mbetur shtatzene, pyetja ime e pare eshte nese mund te me thoni ne cilen jave jam? Sot gjithashtu kam pasur disa sekrecione (te cilat mund te them se i verej vetem gjate urinimit) me ngjyre kafe te celet, jane shume pak dhe jane si ne forme te lengshme, jo si sekrecionet e verdha. Kam dhe pak dhimbje ne fund te barkut dhe urinoj shume shpesh, mund te me thoni ju lutem nese ka shenja aborti? ju falenderoj.

Ela (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela,

Sipas të dhënave të tua, shtatzënia ndodhet në javën e 6-të. Nëqoftëse gjakrrjedhja nuk shoqërohet me dhimbje dhe zgjat pak ditë, vjen si rezultat i implantimit të vezës në muret e uterusit dhe quhet normale. Në rastin tënd, kjo gjakrrjedhje sado që është në sasi të vogël shoqërohet me dhimbje në fund të barkut që është një periudhë me rezik të rritur për abort. Drejtohu tek mjeku gjinekolog, për të bërë ekzaminimet e nevojshme dhe për të marr trajtimin e duhur. Sa më shumë shtrirë dhe sa më shumë të evitosh punët e rënda dhe ecjet e gjata në këmbë, aq më mirë për ty. Marrja e acidit folik në këtë periudhë dhe deri javën e 12-të të shtatzënisë, është e rekomanduar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Vale (12 vite më parë)
Pershendetje dr. Pyetje isha shtatzene pare 4 muajve dhe beba me vdiq ne bark 15 javeshe, mjeket me thojne se ishte nje deshtim por une dyshoj se shkaktare jam une se gjate gjithe kohes te shtatzenise kisha shume probleme edhe stres, ne javen e 13 isha ne spital ngat te vjellurat edhe nga te lodhurit e tepert perdora nje lloj terapie per zvogelimin e te vjellurit qe mi dha dr. Dhe ne javen e 15 me thane qe beba ka vdekur ne bark. Une nuk kisha gjakderdhje as dhimbje. Ju lutem te mu pergjigjni se jam tani ne javen e 7, e kam frike te humbas prape edhe kete shtatzeni.

/komuniteti