Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është shqetësuese?

Doktoreshe doja te te pyesja per shqetesimin qe une kam. Jam ne javen e 14 te shtatzenise. Te vjellurat i kam akoma, asgje sme rri ne stomak, qofte dhe uji. Kam tensionin shume te ulet qe madje me ka rene dy here edhe ne rruge ku me eshte dashur te kthehem ne shtepi. Gjithashtu ndjej ndonjehere edhe marrje mendsh. Por me shqeteson me shume nje dhimbje qe ndjej ne fund te barkut, ndonjehere eshte e vazhdueshme. Ne viziten e fundit para nje jave me tha doktori qe bebi eshte poshte. Duke qene se une kam dhe keto shqetesime qe te fola me larte nderpreva dhe punen qe me mire te rri ne shtepi duke qene se une kam nje pune qe jam ne kembe gjate gjithe kohes. Nuk e di ne kam vepruar mire por nuk dua te rrezikoj bebin. C`mund te me thuash per keto qe fola me larte? Duhet te shqetesohem shume? Me fal se u zgjata. Te flm.

Bruna1 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bruna

Evitimi i punës, qëndrimi shtrirë dhe ecjet e gjata në këmbë janë ato që ty të nevojiten. Nëse dhimbjet e barku forcohen dhe do të shorërohen me gjakrrjedhje të lehtë, merr si terapi edhe medikamente spazmolitike të cilat do të lehtësojnë dhimbjet në fund të barkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti