Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjinjëve

Përshendetje doktoreshe, e kam nje vajze një javeshe dhe tre ditet e para skam pas gji ne diten e trete me ka ardhur dhe tash mendoj qe ka beba mjaftueshem po nga pak kam dhimbje dhe me jane bere si pucrra kur e merr beba me kruhen mirepo nuk kam maje te gjinjve dhe përdori plastika si maje, cfare te bej? Pershendetje.

Tima (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tima,

Përdorimi i majave plastike për gjirin është rrugëzgjidhje mjaftë e mirë. Për ankesën që ke të rekomandoj që kur nuk përdor thithkat, lyeje gjirin me pomadë antiragadë (kundra çarjeve të gjirit) dhe shplaje më ujë të ngrohtë dhe sapun para vendosjes së majës plastike.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti