Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecioni i bardhë gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 17 te shtatzenise, gjithcka eshte ne rregull mirepo po kam sekrecion te bardhe vazhdimisht. Isha ne kotrolle dhe mjeku me rekomandoj qe te perdore Polygynax vag 6 dite dhe pastaj Vita Gyn C ovuli 10 dite. Deshta te marr edhe nje rekomandim nga ju se a jane keto vaginaleta te demshme per beben? Ju lutem te me ktheni nje pergjigje ne menyre qe te me hiqet frika dhe te filloj ti perdori.

Pipja (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pipja

Sekrecionet vaginale gjatë shtatzënisë zakonisht janë më të shtuara dhe kur nuk kanë ngjyrë, erë apo nuk japin shënja si kruarje, djegie etj, konsiderohen normale. Analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale, konfirmon situatën. Polygynax-i është preparat bashkëkohor dhe i sukseshmë për atë që ankon.

Të uorj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti