Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Pershendetje! Une jam ne javen e 30 te shtatzenise dhe kam biseduar me doktoreshen time qe lindjen dua ta bej me gjilpere ne shtyllen kurrizore, jo me prerje cezariane, lindje normale por me gjilpere. Nje doktoreshe tjeter me ka thene qe gjilpera ka rrezik te lere te paralizuar, ju lutem me thoni nese eshte e vertete apo jo dhe ju me rekomandoni te lind me gjilpere apo jo? Ju falenderoj.

Marsi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Lindja me anestezi epidurale është një lindje komode dhe shumë e preferuar. Nëqoftëse anestezia epidurale aplikohet me kujdes, nuk paraqet problem të rëndësishme as për nënën e as për bebin.

Të uroj të kesh një lindje të lehtë dhe të sukseshme.

/komuniteti