Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovulacioni

Pershendetje doktoreshe mimoza, Uroj te jeni mire me shendet dhe pune! Doja t'ju merrja pak nga koha juaj, duke ju bere pyetjen time. Kam disa muaji qe shoh me kujdes ciklin tim menstrual. Ne pergjithesi e kam pasur te rregullt (28 dite), rralle kam pasur crregullime. Tre muajit e fundit (dhjetor, janar, shkurt) e kam pasur ciklin 28 dite, por kete muaji (mars) i pata 26 dite, me erdhen ne dt. 03. 03. 2017. Se bashku me bashkeshortin tim duam te provojme per femije. Doja te dija me keto te dhena qe ju kam shkruajtur kur eshte mundesia qe te kem ovulacion dhe ditet me pjellore? E di ekzistencen e kalkulatorit ne faqen tuaj, por doja nje pergjigje profesionale, sepse me shqetesoj fakti qe me erdhi cikli dy dite para nga muajit e tjere. Pres me shume respekt pergjigjen tuaj! Ju uroj gjithe te mirat! Me respekt denisa!

Diellza Avdia (7 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Persa shkruan, them se ke nje cikel menstrual te rregullt. Ditet e mundshme per ovulacion ne kete cikel ja ditet 14-16, numerimin fillon nga dita e pare e gjakrrjedhjes menstruale.

Megjithate te rekomandoj, qe ne diten e 14-te te besh nje ekzaminim ekografik per te vleresuar maturimin e folikulit.

Gjithë te mirat .

Juli Mujollari (7 vite më parë)
Pershendetje doktoresh mimoza...doja tu pyesja per dicka qe me eshte dukur teper shqetesuese....para nje jave me mbaroi cikli mujor..disa dite pasi me mbaroi pata gjakderdhje te lehta...por vazhdoj ti kem....ju lutem mund te me thoni cdo te thot kjo...duke marr parasysh dhe faktin qe prej 4 muajsh po bej tentativ per te pqtur femij...ju faleminderit...ju uroj gjith tw mirat

/komuniteti