Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tabl primolut nor

Mirdita doktoresh, te pershendes shume dhe te falenderoj per pergjigjet tuaja qe na ndihmojne shume dhe zgjidhin problemet tona. Desha te pyes per tabletat Primolut Nor dhe per qka perdoren ato? Ju faliminderit me respekt, Meli.

Meli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meli.

Primolut Nor, është estro-progestativ.

Përdoret në ç’rregullimet e gjakrrjedhjeve uterine primare dhe sekondare, në menstruacionet me shumicë dhe në endometriozat.

Primolut Nor, nuk duhet përdorur kur është i pranishëm dëgjimi i ulët që ka ardhur si rezultat i përdorimit të produkteve të tjera progestative. Nëse ndodhin zhurma të mëdha në vesh gjatë përdorimit të Primolut Nor, duhet ndërprerë menjëherë.

Preparati nuk duhet përdorur kur gruaja mund të dyshojë për shtatzëni, apo kur është në periudhën e gjidhënies.

Besa Hoti (12 vite më parë)
Kur isha 17 vjece me kane ardhur ciklet mujore per heren e pare po tash nuk i kam ato qe 7 muaj, me te vertete jam brengosur nuk di cfare te bej, nje shoqe me rekomandoi te pi hapa e ato ishin primolut nor, sot ne mengjes kam pire nje por nuk e di se a te vazhdoje a po jo, juu lutem ndihmomni sa me shpejtte...

/komuniteti