Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aspirina gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe! doja tju beja nj pyetje: jam ne javen e 29 te shtatezanise dhe mjeku qe me ndjek me ka dhene" aspirine 10mg" nje ne dite. Me tha qe eshte e lejuar dhe qe ska problem...gjithesesi doja nje keshille nga ju? Ju falenderoj shume.

Erisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Aspirina gjatë shtatzënisë, duke ju referuar edhe javës së 29 ku ndodhet shtatzënia, përdoret nëse paraqiten kushte për të patur hypertension.

Ajo ndihmon për të ulur sado pak, infarktet e placentës apo trombozat e voglave të arterieve spirale që ndeshen në shtatzëni si komplikacion i preeklampsisë.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti