Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundësia e shtimit të sasisë të qumështit gjatë gjidhënies

Pershendetje. Se pari ju falenderojme per pergjigjet tuaja teper te çmuara. Eshte nje favor i madh te gjesh "mbeshtetjen" qe ju jepni nenave te reja pa "pertese", Faleminderit per punen e pa lodhur. Mbase pyetja qe do ju drejtoj, do duhej t' ia drejtoja pediatrit, por po jua drejtoj ju duke qene se heren e pare kam marre nje pergjigje ne kohe "rekord" per te cilen ju falenderoj serish. Do doja te dija efektin e perdorimit te ommopatik "ricinus communis 5 ch " mbi shtimin e qumeshtit te gjirit ??? A eshte e keshillueshme te perdoret??? Dhe a ka ndonje ndikim negativ ??? Theksoj se gjate dites kam mjaftueshem qumesht, dhe vetem ne mbremje ndodh qe mos te kem per 2-3 ore. Per kete jam interesuar qe ti prokuroj disa tableta jashte Shqiperise ne menyre qe te shtoj sasine e qumeshtit. Por tashti qe i posedoj, kam frike ti perdore. Me respekt Juliana

Juliana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Juliana.

Shpesh gjatë gjidhënies kur ajo është e pakët ose mendohet e tillë, nënave u rekomandohet shtimi i tij me medikamente. Unë nuk bëj një rekomandim të tillë. Gjithashtu, nuk u rekomandoj as pirjen e birrës apo bozës.

Vetëm pirja e qumështit dhe nënproduktet e tij, është vërejtur se shton sasinë e qumështit të gjirit. Të rekomadoj të pish një gotë qumështi, pas çdo pirje gjiri nga bebi. Konsumo sa më shumë të jetë e mundur kos, djathë, gjizë.

Nëse mendon se fëmija yt nuk ushqehet mjaftueshëm, dalëngadalë duhet të fillosh shtesën ushqimore me produkte të tjera të përshtatshme për fëmijën tënd.

/komuniteti