Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Plasja e ujrave

Pershendetje Doktoresh une jam ne javen e 37 kam bere kontroll te mjeku ai me ka thene qe dyshon se ka filluar te me rrjedh uji i bebes, kam per te shkuar neser ne kontroll. Mirepo desha ta di se qe qfare ndjenje eshte kur rrjedh uji une gjate javes qe kaloj i kam pasur sekret me te lengshem. Me Rrespekt BLETA.

Bleta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Një nga shenjat që tregon se ka ardhur koha e lindjes, është plasja e ujrave. Plasja e ujrave, mund të ndodhë tek gruaja edhe pa dhënë shenja paraprake.

Bleta, duhet të dish se, zakonisht ujrat janë pa ngjyrë dhe erë. Sasia mund të jetë e madhe ose e vogël. Kjo varet nëse plasjet janë të pjesëshme ose të plota.

Sipas asaj që thua, mund edhe të mos kesh plasje të mebranave. Por, kontrollin e mjekut mos e neglizho. Ekografia, tregon sasinë e likidit. Për vlerësimin e sasisë së likidit amniotik, ekziston edhe analiza që quhet testi i fierizimit.

Nëse ka humbje të ujrave, shtrimi në spital dhe kryerja e disa analizave specifike e drejton mjekun në vendime të rëndësishme.

/komuniteti