Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Imunizimi ndaj faktorit rezus

E nderuar Doktoreshe. Une jam nje zonje 30 vjec. Grupi im i gjakut eshte 0 rh negative, burri im eshte grupi A pozitiv. Kemi nje vajze 9 vjec e cila ka grupin e gjakut te te atit. Mbas lindjes kam bere imunoglobulinen. Para 2 vitesh ne nje periudhe 3 mujore kam bere 2 aborte spontane njera ne javen e 8 tjetra ne javen e 6, mbas 2 aborteve kam bere perseri imunoglobulinen. Tani pres nje femije dhe jam ne javen e 25 te shtatezanise. Kam bere pothuaj cdo muaj testin e coombs_it dhe me ka dale negative. Pe disa dite do bej titrin e imunizimit ,por ajo qe me shqeteson eshte nese femija qe do lind nuk do kete grupin tim te gjakut a ka ndonje rrezik. Ju faleminderit dhe pune te mbare. Pres nje pergjigje ju lutem.

Kena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kena, përderisa testi coombs-it ka dalë negativ, tregon se nuk je e imunizuar ndaj faktorit rezus. Uroj që edhe titri i imunizimit të dalë negativ. Në këtë rast, fëmija yt nuk do të paraqesë asnjë problem edhe pse mund të mos ketë rezusin tënd.

Uroj të shkojë mbarë edhe për bebin që prisni.

/komuniteti