Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Te vjellat dhe mundimet

Pershendetje. Jam 31 vjeqe dhe jam ne javen e 15 te shtatzanise. Kam pasur shume te vjellura dhe mundime, gje qe me ka bere ta humbas tere oreksin. Ju lutem me tregoni nese nese kjo ndikon ne shendetin e femiut?

Adelina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina.

Mendoj se periudha e të vjellave të shtatzënisë tënde ka kaluar. Të këshilloj të ushqehesh qoftë edhe me zor. Ushqimi korrekt sasiorë dhe cilësor si dhe konsumi i lëngjeve në mënyrë të kontrolluar, janë të rëndësishëm për shëndetin tënd dhe të bebit. Gruaja shtatzënë duhet të ushqehet rregullisht në tre vakte duke shtuar diçka para dite dhe pas darke. Ajo nuk duhet ta ndjejë asnjëherë veten të uritur, ashtu siç nuk duhet të mbingopesh deri në dhëmbje të barkut.

Në portalin informative beba ime, ka shume artikuj për rregjimim e ushqimit gjatë shtatzënisë. Adelina, lexoji për të marrë informacion më të plotë.

/komuniteti