Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja natyrale apo me operacion?

Pershendetje doktoresh! Me intereson shume mendimi juaj mbi gjendjen ne fjale. Ne lehoni, mua mu shfaqen disa lezione, ose te pakten ne ate kohe i vura re une pasi ishin ne siperfaqe, po nga kalkoskopia doli qe sishin vetem te jashtme. Pas djegies se tyre nuk me jane shfaqur me dhe pse kane kaluar 3 vite. Nga nje ekzaminim me i hollesishem i hpv per te percaktuar llojin, dolen negative te gjitha tipet e saj. Doktori me tha qe dhe pse pergjigja e analizes ishte negative, nuk me ben te mos jem mbartese e ketij virusi, pastaj e pa te nevojshme qe nga cdo 6 muaj qe beja pap testin, ta bej vetem nje here ne vit tashme. Pyetja ime qe me shqeteson eshte: - A mund ti kete kaluar vajzes ky virus, pasi lindja ishte natyrale, ku mund ti bej nje kontroll apo eshte heret? Doktori qe me ndjek tha qe ska asnje problem. - Me keto qe te pershkrova me siper, ne nje shtatzani te dyte a eshte e detyrueshme lindja me operacion, ke do me keshillonit ju? Me falni qe u zgjata, ju falenderoj per kohen tuaj.

Selda Elda (7 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Selda

Mundesia qe vajza te jete infektuar ekziston nese ke qene e infektuar fjale lindjes. Nese vajza eshte mbi tre vjeç, edhe mund t'i besh nje vleresim.

Për nje lindje te dyte, nese nuk ke shenja klinike te hpv, mundet qe lindja te behet vaginale.

Gjithe te mirat.

/komuniteti