Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundesi me lind para kohe per shkak se bebi eshte me koke larte?

Pershendetje doktoreshe, une jam shtatzane ne muajin e 8, ne nje kontrolle doktoresha me tha se femija eshte me koke larte po nese nuk rrotullohet duhet te lindesh para kohe edhe me operacion, jam e shqetesuar, a mundet me qene ndonje problem tjeter edhe pse eshte shtatzenia ime e pare, me ka kalu mire shume deri me tani. Flm shume pres pergjigjjen sa ma shpejt. MIRE

Mire (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirvete.

Nëse koka e fetusit është lart, atëherë si pjesë paraqitëse ka podiumet ose këmbët. Në mënyrë të përgjithshme në muajin e tetë, është e vështirë që fetusi të ndroj pozicion. Mjeku gjinekolog në javën e 38-39 të shtatzënisë, duhet të bëjë ekzaminim ekografik për të vlerësuar peshën e përafërt të fetusit dhe pozicionin e kokës. Në bazë të përllogaritjeve që ai bën, zgjedh edhe rrugën e lindjes së fëmijës.

Koka lart e bebit, nuk është shkak për lindjen parakohe.

/komuniteti